Mon, Dec 22, 2025

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor
  • PublishedDecember 22, 2025

Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor.

Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi . Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë.

Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që te Trabzonspor ai është në huazim, pasi kartoni zotërohet nga Besiktas.