Thu, Dec 25, 2025

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi
  • PublishedDecember 25, 2025

Armando Broja u zhbllokua më në fund me skuadrën e Burnley në Premier League. Ai shënoi gol së fundmi, në sfidën ndaj Bournemouth.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i Burnley, Parker do e aktivizojë titullar në sfidën ndaj Everton këtë fundjavë.

Besimi te Broja është rritur ndjeshëm, me sulmuesin e kombëtares që synon të lërë gjurmë dhe të arrijë formën e duhur.

Burnley shpreson që të arrijë disa rezultate pozitive radhazi, për të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën.