Thu, Dec 25, 2025

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”
  • PublishedDecember 25, 2025

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort publikun. Banorët Stenaldo dhe Iliri kanë ndarë histori nga jeta e tyre, duke treguar sakrifica, dhimbje dhe forcë që i kanë shoqëruar ndër vite.

Në një diskutim të hapur brenda shtëpisë, Iliri rrëfeu se pas ndarjes nga jeta të dy prindërve, ai është kujdestari ligjor i motrës së tij, e cila vuan nga sëmundje. Ai theksoi se përgjegjësia për të ka qenë dhe mbetet prioriteti i tij kryesor, edhe gjatë pjesëmarrjes në BBV5. Aktualisht, për motrën e tij kujdeset bashkëshortja, e cila ka lënë punën për t’iu përkushtuar plotësisht asaj.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Ndërkohë, Stenaldo ndau historinë e tij prekëse, duke treguar se “heroina” e jetës së tij është nëna. Ai rrëfeu se në moshën 6-mujore humbi shikimin për shkak të një infeksioni të rëndë, ndërsa babai i tyre kishte ndërruar jetë, duke e lënë nënën të përballej e vetme me gjithçka.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.

Rrëfime që kanë prekur zemrat e publikut dhe kanë treguar anën më njerëzore të banorëve të BBV5.