A është Yll Limani në lidhje dashurie?
I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.
Elona e pyeti në një moment artistin për statusin e tij nëse është në një lidhje momentalisht ose jo? Yll Limani u përgjigj duke thënë se:
Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje – ngritje në atë departament. Në fakt tani kam shumë qejf të them të drejtën që siç thonë njerëzit të rehatohem. Çfarëdolloj përpjekje që e bëj, nëse shkruaj, nëse dal ose nëse flas me ty, përfundimi është që të jetë diçka serioze dhe diçka me kuptim që zgjat dhe që është një lloj qendre e ditës dhe e jetës.
Ka ndodhur ndonjëherë që lidhja e tij e dashurisë të mos ketë funksionuar për shkak të karrierës?
Ajo është gjithmonë problematike dhe pengesa sepse nuk e fajësoj fare këdo që ka problem me dinamikën dhe jetën si ne artistët. Mendoj që sa më shumë të dinë njerëzit aq më shumë energjia shterron.
Dashuria në jetën reale është më e komplikuar se sa ajo në këngë sipas tij?
Është! Unë jam më i komplikuar, mundohem që të mos bëhem dhe shumë toksik. Tani sa më shumë kalon kohë, aq më shumë i shëndetshëm duhet të bëhem. /tar
