Nominimet e reja në “Big Brother Albania”: Lorna dhe Seno tërheqin dy banorë për televotim të dytë
Banori i parë që i shpëtoi nominimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Kristi, i cili ka fituar mbështetje nga publiku dhe ka siguruar vazhdimin e qëndrimit në shtëpi. Pas tij, Selin arriti të vijojë qëndrimin, duke u shpëtuar gjithashtu nga televotimi. Por emocionet nuk kanë mbaruar këtu, pasi dy banorët më pak të votuar do të tërhiqnin dy të tjerë në një televotim të dytë.
Lorna dhe Seno, të cilët ishin më pak të votuarit nga publiku, kishin të drejtën për të tërhequr dy banorë që mund të ishin në rrezik. Të dy kanë bërë zgjedhjet e tyre duke u mbështetur në marrëdhëniet dhe debatet që kanë pasur me banorët e tjerë gjatë kohës që kanë qëndruar në shtëpi.
Lorna ka theksuar se “është pak e vështirë, se se dija që do të nominoja”, por gjithsesi ajo ka vendosur të nominojë Xhodin, për shkak se e konsideron më pak aktive dhe ka pasur më pak raporte me të. Ajo shprehet: “Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të.”
Nga ana tjetër, Seno ka shprehur se “do të doja të nominoja Xhodin”, por pasi ajo u zgjodh, ka vendosur të nominojë Angelon, me të cilin ka pasur debate të shumta. Seno thekson: “Nuk ka diçka për t’i pëlqyer. Është shumë antipatik.”
Tani, të gjithë sytë janë drejtuar te televotimi i dytë, i cili do të vendosë fatin e dy banorëve të tjerë. Kjo ka sjellë tensione të reja dhe emocionet janë të larta mes banorëve që shpresojnë të sigurojnë mbështetje nga publiku.
