Armiri merr letrën emocionuese, nuk i mban dot lotët gjatë leximit të saj
Emocione të forta ne shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë spektaklit, Armiri mori një letër shumë të veçantë nga vajza e tij e vogël, Aura, një mesazh që preku jo vetëm banorin, por edhe publikun që e ndiqte nga shtëpia. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai lexoi fjalët e vajzës së tij, duke e pasur të vështirë të mbante emocionet.
Në letrën e saj, Aura i rrëfente të atit se sa shumë i mungon që prej momentit kur ai hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo shkruante se ditët pa të nuk janë më njësoj dhe se dhoma e saj i duket bosh pa praninë e babait. Një nga detajet më prekëse ishte pritja e përditshme e saj te dera e shkollës, me shpresën se do ta shihte Armirin për ta marrë dhe për ta çuar te lodrat, ashtu siç bënin më parë.
Teksa lexonte letrën, Armiri nuk arriti t’i përmbante lotët, duke treguar sa e fortë është lidhja e tij me vajzën.
Letra e Aurës:
“Babi im i dashur, po të shkruaj me zërin tim të vogël, se më mungon shumë që kur ike. Ditën nuk jam më njësoj, pyes mamin edhe se ditë kanë ngelur. Çdo ditë te dera e shkollës pres që të shoh ty, që të më marrësh dhe të më dërgosh lodrat. Dhoma më duket bosh pa ty. Isha shumë e mërzitur pa ty, po kur të shoh në televizor, i them të gjithëve që ky është babi im.”
