Mon, Dec 29, 2025

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
  • PublishedDecember 28, 2025

Inter e mbyll vitin në krye të klasifikimit. Zikaltërit fituan 0-1 ndaj Atalantës, në një fushë të vështirë si ajo e Bergamos.

Ekipi i Chivus shënoi në pjesën e parë me anë të Thuram por goli u anulua. Në pjesën e dytë, te Interi përfituan pas një gabimi të Gjimshitit dhe shënuan me Lautaro.

Skuadra nga Milano kryeson me 36 pikë, ndërsa Atalanta e sheh veten në vendin e dhjetë.