Aksident fatal me makinë në Nigeri/ Plagoset boksieri i famshëm, dy të vdekur
Boksieri i famshëm Anthony Joshua u plagos në një aksident me makinë në Nigeri, në të cilin humbën jetën dy persona të tjerë.
Sipas mediave lokale, 36-vjeçari Joshua ishte në automjet kur ai u përplas me një kamion të parkuar në autostradën Lagos-Ibadan në qytetin Makun.
Siç shihet nga pamjet, ai ka dalë i plagosur nga mjeti.
🚨DEVELOPING STORY
Anthony Joshua reportedly involved in a car crash in Ogun State. pic.twitter.com/BSr9ANgpH6
— @𝗼𝗻𝗲𝗷𝗼𝗯𝗹𝗲𝘀𝘀𝗯𝗼𝘆 (@OneJoblessBoy) December 29, 2025
