Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Ronaldo i ka idetë e qarta. Sulmuesi portugez nuk do largohet nga futbolli i luajtur pa arritur kuotën e 1000 golave.
“Është e vështirë të vazhdosh të luash edhe në këtë moshë, por futbolli është pasioni im i madh.
Për mua nuk ka rëndësi se ku luaj, në Lindje të Mesme apo në Evropë. E dini cili është objektivi im? Dua të shënoj gola dhe të arrij numrin që të gjithë e dini. Dua të shënoj 1000 gola”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo.
40-vjeçari deri më tani ka shënuar 956 gola në karrierë.
