Sat, Jan 10, 2026

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani
  • PublishedJanuary 9, 2026

Dikur ishte rivali i tyre kryesor, por sot Agim Ibrahimi bëhet pjesë e Partizanit, duke marrë një rol shumë të rëndësishëm, atë të Drejtorit Sportiv. Ish drejtori i Tiranës u prezantua këtë të premte nga presidenti i demave, Gaz Demi. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Partizani bëri publike afrimin e Ibrahimit i cili merr vendin e lënë bosh nga Arbër Abilaliaj:

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37-vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të kuq.