Sun, Jan 11, 2026

Mbappe “fluturon” drejt Arabisë Saudite, synon me çdo kusht të jetë në finale

Mbappe “fluturon” drejt Arabisë Saudite, synon me çdo kusht të jetë në finale
  • PublishedJanuary 10, 2026

Më 11 janar, në Arabinë Saudite, “El Clasico” vendos fituesin e Superkupës së Spanjës, me Realin dhe Barçën që përballen ndërmjet tyre në finalen e madhe.

Kërkon të jetë me çdo kusht në këtë takim Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që fluturoi drejt Arabisë Saudite një ditë më parë, me një avion privat, një udhëtim që zgjati afro 6 orë.

Së bashku me Mbappen në avion ishte edhe fizioterapisti i besuar i Real Madrid. Mbappe ndihet mirë dhe është bashkuar menjëherë me grupin, por përcaktues do të jetë seanca stërvitore e së hënës, vetëm pas kësaj seance do të vendoset nëse Mbappe mund të jetë apo jo në fushë.