Robbie Williams rrëfen mesazhin emocionues të vajzës së tij 13-vjeçare
Këngëtari britanik Robbie Williams ka ndarë me publikun një përvojë të ndjeshme me vajzën e tij 13-vjeçare, Theodora “Teddy” Williams, e cila i shkroi një mesazh në orët e para të mëngjesit duke shprehur frikën për të ardhmen. Në mesazhin e dërguar në orën 2:06 të mëngjesit, Teddy shprehu shqetësimin e saj se mos nuk do të arrinte të ndiqte një karrierë në muzikë. “Babi, çfarë ndodh nëse nuk bëhem këngëtare? Kjo është frika ime më e madhe. Po sikur të mos jem asgjë?” shkruhej në mesazh.
Williams rrëfeu se përmbajtja e mesazhit e preku thellë, duke e bërë të reflektojë mbi ndjeshmërinë dhe emocionalitetin e vajzës së tij, që sipas tij është më i madh sesa ai vetë në moshën e saj. Ai shprehu shqetësimin e tij për presionin që mund të ushtrojë bota e argëtimit mbi fëmijët, duke theksuar se fjalët mund të kenë pasoja afatgjata.
Për ta qetësuar Teddy-n, Williams përdori një dozë humori, duke i thënë se ajo është “një fëmijë e prindërve të famshëm” dhe se do të ia dilte mbanë, megjithatë ai vazhdon të shqetësohet për presionin emocional që mund të përjetojë.
Teddy tashmë ka nisur karrierën e saj në aktrim, duke u shfaqur në filmin e Krishtlindjeve Tinsel Town, dhe tregon interes edhe për muzikën. Robbie Williams dhe gruaja e tij Ayda Field, me të cilën kanë katër fëmijë, përpiqen të mbajnë jetën e familjes larg syrit të publikut, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e një vajze të fortë dhe emocionalisht të qëndrueshme.
