Sun, Jan 11, 2026

Stelina shpërthen ndaj Keijsit: Ti i puth shoqet? Ma ke punuar pas krahëve

Stelina shpërthen ndaj Keijsit: Ti i puth shoqet? Ma ke punuar pas krahëve
  • PublishedJanuary 11, 2026

Një përplasje e ashpër ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagoniste janë bërë Stelina dhe Kejsi, dyshja që u njohën për publikun si çift në “Për’puthen”. Marrëdhënia e tyre, që dikur u shoqërua me ndjenja dhe afrimitet, tashmë duket se po kalon në një fazë të vështirë, të mbushur me dyshime, xhelozi dhe akuza të hapura për mungesë sinqeriteti. Gjatë një bisede të nxehtë, Stelina e akuzoi Kejsin se, në një kohë shumë të shkurtër pas ndarjes, ishte afruar me të njëjtin person.

“Për kaq pak kohë që ne të dy ishim të ndarë, ti lidhesh me të njëjtin person”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Nga ana e saj, Kejsi mohoi të ketë krijuar një lidhje, duke theksuar se nuk i detyrohet askujt llogari për jetën e saj personale. Debati u thellua edhe më shumë kur Stelina ironizoi sjelljen e saj, duke i thënë: “Shoqet ti i puth se ke problem?”.

Përgjigjja e Kejsit ishte e drejtpërdrejtë dhe e prerë:

“Çfarë bëj unë me jetën time është puna ime. Në momentin që ndahem nga dikush dhe nuk kam më detyrime ndaj tij, nuk kam arsye pse të jap shpjegime.”

Kjo përballje ka nxjerrë në pah plagët e hapura mes dy ish-partnerëve dhe ka shtuar tensionin në shtëpi.