“Çmenduri” për Asllanin, projektohen 30 milionë euro për transferimin përfundimtar
Fisnik Asllani është ylli i Hofenheim. Sulmuesi i Bundesligës ka spikatur me golat e tij prej dy sezonesh në Gjermani. Me shtatë golat dhe tre asistent e tij deri tani tërhoqi vëmendjen e Fenerbahçes.
Gjigantët e Turqisë e duan në skuadër, teksa bëhet fjalë për një transferim që konsiderohet në verë. Shifra e çmendur për të mbyllur këtë transferim shkon deri në 30 milionë euro.
Trajneri Domeniko Tedesko po ngulmon për këtë pistë. 23-vjeçari është në kontratë me Hofenheim deri në vitin 2029. Kjo është arsyeja përse klubi gjerman nuk do të nxitohet.
