“Po mendon t’i dërgojë një letër”/ Çfarë thotë Landi për reagimin e bashkëshortes së Mirit
Këngëtari Ronald Hysi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur për situatën e krijuar mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, duke dhënë këndvështrimin e tij si mik i afërt i banorit.
Gjatë bisedës, Landi u ndal edhe te marrëdhënia martesore e Mirit, duke sqaruar se bashkëshortja e tij vjen nga një kulturë tjetër dhe se, sipas tij, çifti gëzon një raport të shëndetshëm.
“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, tha Landi.
I pyetur nëse situata ku Miri dhe Seli flenë në të njëjtin shtrat përbën problem, Landi ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij:
“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.
Në vazhdim, ai u pyet edhe për reagimin e bashkëshortes së Mirit, e cila ka qëndruar e rezervuar publikisht dhe për të cilën është përfolur se nuk ndodhet më pranë tij prej kohësh. Sipas Landit, ajo ka bërë një reagim të vetëm në rrjetet sociale dhe po mendon një hap tjetër.
“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”.
