NBA/ Mbrëmja e surprizave, zhgënjejnë Lakers, Boston dhe Cleveland
E hëna mund të konsiderohet si mbrëmja e surprizave në NBA.Skuadra e Lakers u mund në mënyrë të papritur 124-112 në fushën e Sacramento, duke zbritur në vendin e pestë në renditje në Konferencën e Perëndimit. 42 pikët e Doncic nuk mjaftuan për të fituar, ndërkohë që për vendasit u dalluan DeRozan me 32 pikë e Monk me 26 pikë.
Zhgënjen edhe Cleveland, që në fushën e tij u mund 123-112 nga Utah Jazz. Dyshja GeorgeMarkkanen realizoi 60 pikë për miqtë. Indiana, falë një mbrojtje të mirë dhe 21 pikëve të Siakam e 20 të Huff, fitoi 98-96 përballjen ndaj Boston. Fitore të vështirë korri ekipi i Dallas, që mundi 113-105 Brooklyn, sfidë ku u dallua Flagg me 27 pikë.
Rikthehet te suksesi skuadra e Clippers, që mundi 117-109 Charlotte (Leonard-Harden 67 pikë së bashku), ndërsa Philadelphia mundi 115-102 Toronto (Maxey 33 pikë).
