Wed, Jan 14, 2026

Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi

Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi
  • PublishedJanuary 14, 2026

Në aksin Torino-Milano, Kristjan Asllani është kthyer në një çështje jo pak shqetësuese. Inter pranoi huazimin me të drejtë blerje, me shpresën që Asllani të ngrihej në nivelin e pritshëm, në mënyrë që Torino të blej kartonin e tij në fund të këtij sezoni, për një çmim të fiksuar prej 12 milionë euro. Asllani vendosi veton në këtë transferim pasi kërkonte garanci sportive, diçka që Torino ia premtoi dhe e mbajti fjalën, duke e kthyer Asllanin në qendër të projektit në fillim të sezonit.

Ndryshe nga se pritej, mesfushori kuqezi jo vetëm që nuk e shfrytëzojë këtë mundësi të artë, por pak nga pak humbi besimin e trajnerit Baroni dhe tashmë e sheh veten jashtë planeve të “demave”. Në ndeshjen e katër radhazi mes Serie A dhe Kupës, Asllani nuk u preferua për asnjë minutë nga trajneri Baroni, madje përballë Romës nuk ishte i grumbulluar fare me ekipin. Pak ditë më parë, presidenti i klubit dhe trajneri i Torinos shprehën publikisht mbështetjen dhe besimin ndaj Asllanit, por faktet flasin të kundërtën.

Mos aktivizimi i Asllanin është një shqetësim i madh edhe për Inter, pasi në këtë mënyrë rrezikojnë që lojtari i tyre të zhvlerësohet akoma më shumë në tregun e transferimeve. Një problem më vetë për Inter është edhe fakti që Asllani nuk preferon të largohet nga Italia, duke shpërfillur çdo ofertë që vjen jashtë Serie A.