Sun, Jan 18, 2026

Dy deputetë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes nga ‘BBVA’, Vrenozi: Salianji dhe…

Dy deputetë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes nga ‘BBVA’, Vrenozi: Salianji dhe…
  • PublishedJanuary 18, 2026

Ilir Vrenozi, një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar diten e sotme në emisionin “BBV Fan Club” se menjëherë pas daljes nga shtëpia është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare.

Ai tregoi se dy deputetë, Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj, e kanë telefonuar personalisht për ta përgëzuar për qëndrimin dhe sjelljen e tij gjatë qëndrimit në reality show. Sipas Vrenozit, telefonatat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe mbështetëse, duke i dhënë komplimente për mënyrën se si u përball me situatat dhe debatet në shtëpi.

“Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj më kanë marrë në telefon. Po ashtu edhe Myslym Murrizi. Më komplimentuan, më thanë ‘bravo, bravo’,” u shpreh Vrenozi gjatë bisedës në studio, duke shtuar se ishte i surprizuar nga ky interes dhe vlerësim nga figura politike.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime në rrjet, pasi tregojnë ndikimin e madh që programi ka jo vetëm te publiku i gjerë, por edhe te personalitetet publike dhe politike. Përkrahja e hapur nga deputetë të njohur shihet si një tjetër dëshmi e popullaritetit që Vrenozi arriti të fitojë gjatë eksperiencës së tij në “BBVA”.

Nese Vrenozin do ta shohim krah ndonjerit prej ketyre figurave, mbetet per tu pare.