Tue, Jan 20, 2026

Sinner e nis me fitore, italiani mund Gaston dhe kalon në raundin e 2-të të Australia Open

Sinner e nis me fitore, italiani mund Gaston dhe kalon në raundin e 2-të të Australia Open
  • PublishedJanuary 20, 2026

Jannik Sinner shkon në turin e dytë të Australian Open pas një fitoreje të thjeshtë ndaj Hugo Gaston. Italiani fitoi dy setet e para 6-2, 6-1, duke treguar një lojë të sigurtë dhe duke shënuar gjashtë ace, përpara se francezi të tërhiqej për shkak të problemeve fizike dhe një virusi që duket se e kishte goditur kohët e fundit.

Ndeshja filloi me disa vështirësi për Sinner-in, pasi Gaston e surprizoi në shërbim, por dominimi i numrit dy të botës u vendos shpejt, duke kontrolluar plotësisht shkëmbimet e setit të dytë.

Në raundin e ardhshëm, Jannik Sinner do të përballet me australianin James Duckworth, i cili mposhti në një përballje maratonë kroatin Dino Prizmic pas 5 seteve dhe 4 orë e 22 minuta lojë.

Sinner tregon formë të mirë dhe vetëbesim para sfidave të mëtejshme në Melbourne, duke e bërë këtë një debutim të suksesshëm në turneun e parë të madh të vitit. Ai shihet së bashku me nr.1 të botës Carlos Alcaraz si dy prej favoritëve kryesorë për të shkuar deri në fund të turnout të pare prestigjoz të tenisit për këtë vit 2026.