Mon, Jan 26, 2026

Slot në “fije të perit”, Liverpool mendon largimin e trajnerit

Slot në “fije të perit”, Liverpool mendon largimin e trajnerit
  • PublishedJanuary 26, 2026

Spekulimet për një shkarkim të Arne Slot nga Liverpool sa vijnë e shtohen. The Reds kanë fituar vetëm pesë nga 18 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League, çka tregon periudhën e keqe që po kalojnë.

Slot mund të paguajë çmimin për këto rezultate të dobëta, krahasuar me 12 muaj më parë. Holandezi e çoi klubin drejt titullit në sezonin e tij të parë, si dhe në finalen e Kupës Carabao, por që skuadra po vuan shumë në sezonin e dytë.

Liverpooli nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e kampionatit në vitin 2026, përpara transfertës në Newcastle. Në këto kushte, te gjigandët anglez po mendojnë largimin e teknikut.