Australian Open/ Alcaraz siguron gjysmëfinalen, nr.1 i botës mund pastër De Minaur, tani sfidon Zverev
Carlos Alcaraz shkruan histori në Australian Open. Spanjolli mposhti Alex De Minaur në çerekfinale me rezultatin 7-5, 6-2, 6-1, duke e mbyllur ndeshjen për 2 orë e 18 minuta dhe duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinalen e turneut në Melbourne.
Pas një seti të parë të luftuar, Alcaraz mori plotësisht kontrollin e ndeshjes, duke dominuar dy setet pasuese ndaj tenistit australian. Kjo është gjysmëfinalja e 14-të Grand Slam në karrierë për spanjollin.
Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me Alexander Zverev, i cili eliminoi amerikanin Learner Tien në katër sete, 6-3, 6-7, 6-1, 7-6, pas një beteje që zgjati 3 orë e 11 minuta. Gjermani anuloi një set point që mund ta kishte çuar ndeshjen në setin e pestë vendimtar dhe arriti kështu gjysmëfinalen e dhjetë Slam në karrierë.
Mes Alcaraz dhe Zverev janë regjistruar 12 përballje direkte, me bilanc të barabartë, 6 fitore secili. Spanjolli do të ketë dy ditë pushim për t’u përgatitur për një sfidë që pritet të jetë shumë taktike dhe e luftuar.
Në turneun e femrave, Aryna Sabalenka dhe Elina Svitolina sigurojnë vendin në gjysmëfinale. Bjellorusja Sabalenka, numri 1 i botës, kaloi pa probleme Jovic, ndërsa Svitolina surprizoi duke dominuar mbi amerikanen dhe nr 2 të botës Coco Gauff në vetëm 59 minuta lojë, duke fituar 6-1, 6-2 me sete e duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
