Wed, Jan 28, 2026

Jo vetëm Udinese, një tjetër skuadër në Serie A shfaq interes për Kumbullën

Jo vetëm Udinese, një tjetër skuadër në Serie A shfaq interes për Kumbullën
  • PublishedJanuary 28, 2026

Në ditët e fundit të merkatos së janarit, në media po qarkullon fuqishëm emri i Marash Kumbullës, kjo pasi në radhët e Mallorca-s nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij, kërkojnë të ndërpresin përpara kohe periudhën e huazimit.

Sipas Sky Sport, interes për qendërmbrojtësin kuqezi ka shfaqur jo vetëm Udinese, por së fundmi informacione po kërkon edhe Torino. Dëmtimi i Ismajlit, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën një muaj, detyron Torinon të shoh në treg për një tjetër operacion, sigurisht me kosto të ulët.

Kumbulla
Kumbulla

Kumbulla shihet si profili ideal, një lojtar që e njeh shumë mirë Serie A pasi është në pronësi të Romës, skuadër me të cilën është aktivizuar në 68 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Kumbulla ka qenë pjesë edhe e Hellas Verona, skuadër ku u bë i njohur, ndërsa për një sezon kaloi në huazim edhe te Sassuolo. Në çdo aspekt, Kumbulla përfaqëson një okazion të vërtetë dhe dëshira e palëve, e lojtarit dhe Romës, është të rikthehen në Serie A.

Në çdo rast, fjalën e fundit për këtë lëvizje e ka Mallorca, me ekipin Spanjoll që nuk preferon që mbrojtësi shqiptar të transferohet në radhët e Espanyol, një tjetër ekip që ka shfaqur interesim për të. Periudhën e tij më të mirë, Kumbulla e kaloi një vit më parë ku tek Espanyol u aktivizua në 36 ndeshje dhe realizoi 3 gola.