Sat, Jan 31, 2026

Barazimi ndaj Vorës, trajneri i Flamurtarit i mërzitur: Sot bëmë një ndeshje të pisët!

Barazimi ndaj Vorës, trajneri i Flamurtarit i mërzitur: Sot bëmë një ndeshje të pisët!
  • PublishedJanuary 31, 2026

Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero dha opinionin e tij pas barazimit pa gola ndaj Vorës.

“Sot bëmë një ndeshje të pisët, nuk ishte aspak e lehtë. Kishim pak mundësi në krahasim me ndeshjet e tjera. Ndeshjet kur nuk ia del t’i fitosh, të paktën nuk duhet t’i humbësh. Duhet të përmend që kemi lojtarë që duhet të marrin gjendjen sportive, si Bolzan e Ememe, luajtëm edhe me një 17-vjeçar. Bëmë atë që bëmë, morëm këtë pikë, ikim në shtëpi dhe do mendojmë për ndeshjen e radhës.

Unë them gjithmonë se kur nuk ke kurajën t’i aktivizosh të rinjtë, atëherë është e kohë të përqendrohesh te talentet. Mendova të luaja me Hetemin që t’i bënim surprizë Vorës. Bëri 45 minuta mjaft të mira, mos të harrojmë që kemi ende lojtarë që duhet të fitojnë gjendjen e tyre. U mundova të luaja me të gjithë lojtarët ofensivë që kisha në dispozicion. Ajo që më pëlqeu është se në krahasim me herët e tjera, ishim më konkret. Sot mund të ndodhte ajo që na ka ndodhur shpesh ne, që me një rast kundërshtari na shënon gol. Në këtë periudhë është e rëndësishme të marrim pikë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Në fushë ka gjithmonë një kundërshtar që të studion, siç i studiojmë edhe ne kundërshtarët. Mua më pëlqen të luaj me topin nga poshtë, te luaj futboll, etj. Por ka raste kur kundërshtari nuk të lejon, ndaj duhet kërkuar opsioni për të gjetur hapësirën përpara. Sot ishte ndeshje e tille dhe duhet të ecim para. Në ndeshjet e tjera nuk më është dukur asnjëherë se kundërshtarët na kanë vënë në vështirësi, mundohemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë, me organizim, ndonjëherë del e ndonjëherë jo. Kur i them skuadrës të luajë nga poshtë, e ndodh një gabim, nuk kam si i kritikoj se ua kërkoj unë. Sot duhet kuptuar tensioni i ndeshjes, rezultatit, jemi në situatën ku është presioni i renditjes dhe është e kuptueshme.

Duhen parë problemet që ke, na mungonte Maksuti, i cili është i rëndësishëm, futëm Bolzan që ka tre muaj jashtë, Ememe që ka katër muaj, duhen parë edhe këto situata. Normale që ne duam të fitojmë në çdo ndeshje e të bëjmë ne lojën”- tha ai.