Sat, Jan 31, 2026

VIDEO/ Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja

VIDEO/ Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja
  • PublishedJanuary 31, 2026

Momente tensioni u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes, kur futbollisti i Partizanit, Sembene, u rrëzua papritur në fushë duke humbur ndjenjat. Situata shkaktoi panik mes lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa gjyqtari vendosi menjëherë ndërprerjen e lojës.

Stafi mjekësor ndërhyri me shpejtësi, ndërsa ambulanca hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Lojtarët e të dy skuadrave u panë të shqetësuar, teksa prioritet mbeti gjendja shëndetësore e Sembenes. Ndeshja u ndërpre për disa minuta deri në stabilizimin e situatës.