A do të jetë Ina nëna e fëmijëve të tij? Keijsi flet pas daljes nga ‘BBVA’
I ftuar diten e sotme në studion e Fan Club, ish-banori i Big Brother VIP 5, Keijsi, ka ndarë opinionet e tij pa filtra për banorët që vijojnë lojën brenda shtëpisë. Gjatë diskutimit, Keijsi u shpreh kritik ndaj sjelljes së shumicës së banorëve, duke theksuar se autenticiteti mungon dhe se vetëm debatet i nxjerrin në pah fytyrat reale.
“Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet”, u shpreh ai.
I pyetur nga moderatorja, Kiara Tito nëse edhe Ina bën pjesë në këtë kategori, Keijsi bëri një përjashtim të qartë, duke e mbrojtur hapur vajzen me te cilen krijoi dicka brenda shtepise.
“Jo nuk e ka. Ajo po përpiqej që të tregonte se çfarë vlerash kishte. I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër”.
Sa i përket marrëdhënies së tij me Inën dhe pyetjes nëse e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij, ish-banori zgjodhi të jetë i matur, duke theksuar se ndjenjat janë të forta, por koha ende e shkurtër.
“Është shumë shpejt, jam shumë in me Inën, ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar shumë besnike”.
