Kupa e Shqipërisë për vajza/ 90 minuta larg finales, Vllaznia – Teuta & Apolonia – Gramshi përballen në ndeshjet e kthimit
Një hap larg finales së madhe, katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për vajza përgatiten për ndeshjen e kthimit, që do të luhen të dielën dhe të enjten e ardhshme.
Vllaznia pret në shtëpi Teutën në ndeshjen e kthimit , pas takimit të parë të fituar nga durrsaket me rezultatin 2-1. Një përballje e hapur, ku gjithçka do të vendoset të dielën, me shkodranet që do të synojnë përmbysjen e rezultatit duke pasur në favor mbështetjen e tifozëve dhe faktorin “Shtëpi”. Sfida për biletën e parë të finales do të luhet të dielën në ora 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH & FSHF Tv.
Sakaq, ndeshja e kthimit mes Apolonisë dhe Gramshit do të zhvillohet të enjten e ardhshme, më 12 shkurt. Pas fitores 2-1 në sfidën e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, Apolonia do të kërkojë të konfirmojë avantazhin edhë në “Loni Papuçiu”.
Nga ana tjetër, Gramshi, që ka zhvilluar një sezon pozitiv, do të tentojë përmbysjen e rezultatit dhe të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Finalistja e dytë do të përcaktohet nga kjo ndeshje që do të luhet më 12 shkurt në ora 13:30 në Fier.
KUPA E SHQIPËRISË PËR VAJZA/ GJYSMËFINALE II
Vllaznia – Teuta, e diel, ora 14:00, “Loro Boriçi”
Apolonia – Gramshi, e enjte, ora 13:30, Fier
