Sun, Feb 8, 2026

“Ky s’është futboll, rregullorja është shtrembëruar”, De Rossi i mërzitur: Genoa nuk e meritoi humbjen ndaj Napolit

“Ky s’është futboll, rregullorja është shtrembëruar”, De Rossi i mërzitur: Genoa nuk e meritoi humbjen ndaj Napolit
  • PublishedFebruary 8, 2026

Trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, u shpreh i mërzitur pas humbjes 3-2 të skuadrës së tij ndaj Napolit, një ndeshje e vendosur nga një penallti e diskutueshme në kohën shtesë.

“Ky nuk është më futbolli që njohim. Duhet t’u kërkoj lojtarëve të hidhen me duart pas shpine dhe të qëndrojnë larg kundërshtarëve në zonë. Rregullorja është shtrembëruar dhe po e ndryshon lojën.

“Stadiumi na dha karakter dhe zemër. Kemi bërë një ndeshje të fortë dhe intensive, ndaj ky rezultat lë shumë hidhërim.

Shfrytëzuam gabimet e Napolit për të shënuar, por nuk mjaftoi për të marrë rezultatin që meritonim”- tha ai.