Tue, Feb 10, 2026

Asllani gati për Besiktas pas pezullimit, trajneri mendon për aktivizimin si titullar

Asllani gati për Besiktas pas pezullimit, trajneri mendon për aktivizimin si titullar
  • PublishedFebruary 9, 2026

Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq në debutim me Besiktas, ndërsa Federata e dënoi me dy ndeshje pezullim. Mesfushori mungoi në ndeshjet ndaj Kocaelispor në Kupë dhe ndaj Alanyaspor në kampionat.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i Besiktas, Sergen Jalçin po mendon që të aktivizojë titullar Asllanin, në sfidën e radhës, atë ndaj  Basakshehir, të dielën e 15 shkurtit. Jalçin ka besim te lojtari kuqezi dhe është gati t’i dorëzojë “çelësat” e mesit të fushës për pjesën e mbetur të sezonit.