Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille
Disfata e rendë, historike, në klasiken përballë PSG, i ka kushtuar shtrenjtë Roberto De Zerbi-t. Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Marseille bëri publike ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian:
“Marseille dhe Roberto De Zerbi, trajneri i ekipit të parë, njoftojnë fundin e bashkëpunimit me konsensus. Ky ishte një vendim shumë i vështirë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit francez.
Ndërprerja e bashkëpunimit erdhi menjëherë pas humbjes 5-0 në fundjavë kundër PSG.
