Wed, Feb 11, 2026

Roma, sulmuesi rikthehet në stërvitje, gati për sfidën ndaj Napolit

Roma, sulmuesi rikthehet në stërvitje, gati për sfidën ndaj Napolit
  • PublishedFebruary 11, 2026

Lajm i mirë për Romën dhe mbi të gjitha për trajnerin Gian Piero Gasperini. Kryeqytetasit vijuan sot me përgatitjet, teksa spikat rikthimi i Dybala, i cili tashmë është bashkuar me grupin.

Siç raportohet nga mediat, sulmuesi argjentinas mund të konsiderohet plotësisht i rikuperuar për ndeshjen kundër Napolit. Ndërkohë, Robinio Vaz u stërvit pjesërisht. Roma përballet me Napolin me 15 shkurt, në kuadër të kampionatit.