Fri, Feb 13, 2026

BBVK kopjon formulën e BBVA? Stresi rikthehet në shtëpi

BBVK kopjon formulën e BBVA? Stresi rikthehet në shtëpi
  • PublishedFebruary 13, 2026

Prime-i i kësaj mbrëmjeje në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë zhvillime të forta dhe emocione për publikun. Përveç zbulimit të finalistit të parë që sipas produksionit do të vijë në një mënyrë të veçantë banorët do të përballen edhe me një surprizë që ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjet.

Fituesi i edicionit të parë të këtij formati, artisti i njohur Stresi, do të rikthehet sonte në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Hyrja e tij ka bërë që fansat të krahasojnë menjëherë këtë lëvizje me një moment shumë të komentuar të Big Brother VIP Albania, kur Luiz Ejlli u rikthye për disa ditë në shtëpi, duke trazuar lojën dhe dinamikat mes banorëve.

Ky paralelizëm ka ngritur pyetjen në rrjet: a po ndjek BBVK një formulë që rezultoi shumë e suksesshme në BBVA? Rikthimi i një figure ikonike të formatit pritet të ndikojë jo vetëm në atmosferën e shtëpisë, por edhe në strategjitë e banorëve, duke shtuar tensionin dhe spektaklin.

Ndërkohë, publiku pret të shohë se çfarë roli do të ketë Stresi gjatë qëndrimit të tij dhe nëse hyrja e tij do të prodhojë të njëjtin efekt që pati rikthimi i Luiz Ejllit disa ditë që ndryshuan ritmin e lojës dhe rritën ndjeshëm interesin e shikuesve.