Sat, Feb 14, 2026

Pas eliminimit nga “BBVK” reagon për herë të parë Labi!

Pas eliminimit nga “BBVK” reagon për herë të parë Labi!
  • PublishedFebruary 14, 2026

Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Rexha ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas eliminimit nga spektakli Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e së premtes, pas një televotimi tepër të ngushtë nga publiku.

Artisti ishte në nominim me formatin “Po” dhe “Jo” për vazhdimin e qëndrimit të tij në shtëpi, votim që erdhi si rezultat i diskutimeve dhe komenteve rreth sjelljeve të tij gjatë rrugëtimit në lojë. Gara e fortë dhe diferenca e vogël në vota e bënë eliminimin e tij një nga momentet më të komentuar të këtij sezoni.

Menjëherë pas daljes, Rexha zgjodhi të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një mesazh reflektues dhe falënderues. Krahas një fotografie, ai shkroi se ky rrugëtim ishte i mbushur me emocione, momente të bukura dhe sfida të shumta. “Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat, por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie. Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda. Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova”, u shpreh ai.

Rexha falënderoi publikun për mbështetjen, dashurinë dhe besimin, duke theksuar se rrugëtimi i tij do të vazhdojë jashtë shtëpisë me energji të re dhe synime edhe më të mëdha.

Mesazhi i këngëtarit u prit me reagime të shumta pozitive nga fansat, të cilët e përgëzuan për qëndrimin dhe e inkurajuan për projektet e ardhshme në muzikë dhe televizion.