Lojërat Olimpike/ Colturi zhgënjen në lëshimin e dytë, zë vendin e 16-të
Pasi arriti vendin e katërt në lëshimin e parë, Lara Colturi nuk ia doli dot që të përsërisë veten në lëshimin e dytë. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore u pozicionua në vendin e 16-të, shumë larg pritshmërive.
Gjërat nuk shkuan mirë për Colturin, që regjistroi kohën 2:14:82. Sa i takon renditjes, e para doli Federica Brignone dhe më pas Sara Hector dhe Theo Louise.
