Mon, Feb 16, 2026

Në Shkodër ëndërrojnë titullin, Vllaznia me shifra perfektë

Në Shkodër ëndërrojnë titullin, Vllaznia me shifra perfektë
  • PublishedFebruary 16, 2026

Në 107 vjetorin e themelimit të klubit, sot më shumë se kurrë, në Shkodër besojnë se ky mund të jetë viti i duhur për të rikthyer më në fund trofeun në shtëpi, në djepin e futbollit. Në letër dhe në shifra, Vllaznia është favoriti kryesor për të triumfuar këtë sezon, e vërtetuan edhe një herë duke “thyer” një nga rivalët më të vështirë, Elbasanin.

Në “Loro Boriçi” dy ekipet dhuruan një sfidë shumë të bukur, e luftuar deri në sekondën e fundit. I përhershmi Bekim Balaj ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fortë brenda në zonë në minutën e 23-të. Ky ishte goli i tij i 12-të sezonal duke udhëhequr listën e golashënuesve më të mirë. Elbasani nuk u dorëzua dhe minutën e 80-të u rikthyen në lojë, me Boye duke barazuar shifrat në 1-1.

Të shtyrë dhe nga publiku, në frymën e fundit, në minutën e 97-të, Kevin Dodaj devijoj me gjoks topin në rrjetë duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë, pavarësisht se VAR i la disa minuta pezull, në Shkodër festuan gjatë për këtë fitore 2-1, e shtata në shtatë ndeshjen e fundit, që i vendos në pozita komode në vendin e parë në kuotën e 48 pikëve, plus 5 në raport me ndjekësin më të afërt, Egnatian.

Nuk e pritet mirë këtë humbje tifozët e Elbasanit të cilët krijuan kaos në shkallët e stadiumit.