“Shita makinën, ditën e festivalit kisha 200 lekë në xhep”/ Rrëfimi prekës i Selin: Babai nuk ka qenë prezent
Banorja e ‘BBVA’, Selin ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, duke folur hapur për mungesën e figurës së babait dhe sfidat financiare që ka përjetuar në një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj. Teksa po qendronte ne oborr me Kristin, ajo pranoi se babai i saj nuk ka qenë prezent në jetën e saj, duke theksuar se mungesa e tij ka lënë gjurmë.
“Figura e tij më mungon. Nuk kam qenë kurrë viktimë e gjërave që kanë ndodhur. Edhe babait i kam thënë: kthehu, më mungon. Dua të vijë dita të bëhemi bashkë prej meje,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se dera e pajtimit ka qenë gjithmonë e hapur nga ana e saj.
Banorja e ‘BBVA’ foli edhe për një periudhë shumë të vështirë financiare, pikërisht në prag të një festivali të rëndësishëm për të. Ajo zbuloi se vetëm katër ditë para natës së festivalit, familja e saj përjetoi një humbje të madhe, çka e detyroi të merrte një vendim të vështirë.
“Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh ta shes makinën time,” tregoi ajo, duke vijuar me tej:
“Ditën e festivalit kam pasur 200 lekë në xhep”
