Mon, Feb 16, 2026

Lecce, Ramadani: I lumtur këtu, trajneri më ka dhënë besimin e duhur

Lecce, Ramadani: I lumtur këtu, trajneri më ka dhënë besimin e duhur
  • PublishedFebruary 16, 2026

Ylber Ramadani po luan sezonin e tij të 3-të për Leccen. Mesfushori i kombëtares, në intervistës para ndeshjes ndaj Cagliarit, u shpreh se ndihet shumë i lumtur te kjo skuadër, aq më tepër për faktin se trajneri Di Franceso i ka dhënë besimin e duhur.

“Aktualisht Lecce është gjithçka për mua. E di se çfarë do të thotë të sigurosh mbijetesën për këtë skuadër dhe këtë tokë, ndaj për mua kjo do të thotë shumë..

Ai më pas ka lavdëruar Di Françeskon dhe mënyrën se si trajneri e sheh futbollin edhe në një klub të vogël si Lecce.

“Ne jemi agresivë, shkojmë gjithmonë të kapim kundërshtarin përpara. Di Françesko më ka dhënë shumë besim këtë vit, po bëjmë me të vërtetë mirë. Na ka munguar pak fati, por mua më pëlqen shumë se si na bën të luajmë”, ishin fjalët e Ramadanit.