Fri, Feb 20, 2026

Zbulohet partnerja “sekrete” e Getinjos! Kush ia ka vjedhur zemrën rreperit?

Zbulohet partnerja “sekrete” e Getinjos! Kush ia ka vjedhur zemrën rreperit?
  • PublishedFebruary 20, 2026

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të ndarë një detaj të veçantë me ndjekësit e tij. Ai publikoi një foto romantike krah partneres së tij, duke e ruajtur gjithsesi identitetin e saj të fshehtë, në një mënyrë që të mbetej misterioze për publikun.

Megjithatë, burime të sigurta pranë redaksisë së Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se vajza që i ka “vjedhur zemrën” reperit është Era Berisha. Era është një figurë e njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku numëron mijëra ndjekës dhe pëlqime për postimet e saj.

Sipas informacionit të sigurt, lidhja mes tyre ka nisur prej disa muajsh dhe po ecën në mënyrë natyrale dhe harmonike. Gjatë ditës së të dashuruarve, Getinjo nuk i rezistoi tundimit për të ndarë pak nga kjo lumturi me publikun, një veprim i rrallë për reperin që njihet për privatësinë e tij të fortë.

Ndjekësit e reperit kanë reaguar me entuziazëm ndaj lajmit, duke komentuar dhe shpërndarë gëzimin për çiftin e ri. Era Berisha duket se ka arritur të thyejë akullin dhe të fitojë vendin e saj në zemrën e Getinjos. Megjithatë, mbetet veç të presim për një reagim të bërë nga të dyja palët.