Sat, Feb 21, 2026

Produksioni e zbuloi! Kristi u përjashtua për këtë arsye

Produksioni e zbuloi! Kristi u përjashtua për këtë arsye
  • PublishedFebruary 21, 2026

Zbardhen detaje të reja lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka ngjallur reagime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit.

Sipas informacioneve të bëra me dije, arsyeja kryesore e largimit përfundimtar të ish-banorit lidhet me shkeljen e përsëritur të rregullave të programit. Kristi ka kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë, duke ndërmarrë një tjetër tentativë për t’u larguar nga loja. Kjo ishte tentativa e dytë e tij për t’u arratisur, pas ngjarjes kur një zarf i zi mbërriti në shtëpi dhe gjatë një prime televotimi publiku vendosi ta rikthejë sërish në garë.

Burime nga produksioni bëjnë me dije se përjashtimi i tij është vendosur për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e lojës, pasi tentativat e përsëritura për t’u larguar konsiderohen shkelje serioze e rregullave të shtëpisë.

Largimi i Kristit ka shkaktuar debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur opinionet e tyre për vendimin e Big Brother VIP Albania. Disa e mbështesin vendimin e produksionit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave, ndërsa të tjerë shprehen se banori mund të kishte marrë një trajtim më të butë. Sakaq, me largimin e Kristit dhe loja brenda shtëpisë ka ndryshuar. “Me ikjen e tij, u hap një vend për më të vonshmit”- u shpreh Stenaldo gjatë Prime-t të sotëm.