Sat, Feb 28, 2026

VIDEO/ Ajeti në versionin e sulmuesit, realizon gol në Turqi

VIDEO/ Ajeti në versionin e sulmuesit,  realizon gol në Turqi
  • PublishedFebruary 28, 2026

Një pjesë e legjionarëve kuqezi që aktivizohen në Turqi po bëjnë një sezon mjaft të mirë. Së fundi ishte Arlind Ajeti, i  cili ka gjetur rrugën e rrjetës këtë të shtunë ndaj Hatajaspor, duke zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.

Qendërmbrojtësi mori një krosim nga këndorja dhe më pas gjeti golin me kokë, finalizim, i cili ishte i katërti personal në ligën e parë turke. Ndërkohë që Taulant Seferi u mbaj pushim në pjesën e parë, dhe u aktivizua në të dytën.

Ajeti ka luajtur 25 ndeshje në këtë sezon. Për të, ky është sezoni i dytë me Hatyaspor.