Sun, Mar 1, 2026

Përshkallëzohet lufta në Iran, Asani qetëson tifozët: Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt

Përshkallëzohet lufta në Iran, Asani qetëson tifozët: Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt
  • PublishedMarch 1, 2026

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit është përshkallëzuar. Futbolli është në plan të dytë në Iran dhe tashmë në këtë vend, klubet e ndryshme po mendojnë si të kthejnë lojtarët e huaj në vendet e tyre.

Sulmuesi i kombëtares tonë, Jasir Asani, i cili aktivizohet te Esteghal, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se gëzon shëndet të plotë.

‘Përshëndetje! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të jeni të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe se ka paqe për të gjithë’-shkruan Asani.

 

Thht
Thht