Lautaro mban në ankth Interin, kapiteni vijon rikuperimin, rikthehet më 22 Mars?
E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar të dielën në mbrëmje në “San Siro”, aty ku do të vihet në skenë derbi i Milanos, mes Milanit dhe Interit. Një përballje që mund të rezultojë deçizive lidhur me objektivin titull. Megjithatë tek Inter, vijon të shqetësojë gjendja fizike e Lautaro Maritinez. Kapiteni zikaltër nuk do të jetë gati për sfidën e së dielës në mbrëmje, pasi vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në muskulin soleus të këmbës së majtë, të pësuar në ndeshjen kundër FK Bodø/Glimt në UEFA Champions League, megjithatë tifozët janë në ankth për të mësuar se kur sulmuesi argjentinas do të rikthehet në fushë.
Stafi mjekësor dhe vetë lojtari kanë zgjedhur të mos rrezikojnë, duke qenë se bëhet fjalë për një zonë delikate dhe për një moment shumë të rëndësishëm të sezonit. Kështu, trajneri Cristian Chivu mund të përballet me derbin me vetëm dy sulmues në dispozicion: Marcus Thuram dhe talentin e ri Francesco Pio Esposito, nëse nuk arrin të rikuperohet në kohë edhe Ange-Yoan Bonny.
Objektivi i Lautaros është rikthimi në fushë më 22 mars, në sfidën e kampionatit kundër Fiorentina, pak para pushimit për ndeshjet e kombëtareve. Një rikthim që do t’i hapte rrugën edhe grumbullimit me Argentina national football team, në përgatitje për sfidat e ardhshme ndërkombëtare dhe për 2026 FIFA World Cup.
Ndërkohë, Interi duhet të përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit pa liderin e tij në sulm.
