Fri, Mar 6, 2026

Nderohet Inter Miami, Trump pret Messin në Shtëpinë e Bardhë

Nderohet Inter Miami, Trump pret Messin në Shtëpinë e Bardhë
  • PublishedMarch 6, 2026

Inter Miami u prit në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të festuar fitimin e Kupës MLS për herë të parë në historinë e klubit.

Gjatë vizitës nuk munguan momentet e veçanta, teksa Kapiteni Lionel Messi i bëri një dhuratë Presidentit Donald Trump.

Messi hyri në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Trump dhe bashkëpronarin e Inter Miami, Jorge Mas, sakaq më vonë ylli argjentinas i dha presidentit një top futbolli rozë të Miamit, firmë e të cilit është e njohur.

Trump mori gjithashtu një fanellë dhe një orë dore të Miamit nga Mas dhe trajneri  Javier Mascherano.

Trump mori fjalën dhe foli për gjigandët e futbollit.

“Djali im, Barron më tha: ‘Baba e di kush do të vijë sot?’ I thashë jo, kam shumë punë për të bërë. Ai tha; ‘Messi!’. Ai është një tifoz i yti, ai mendon se je një person fantastik dhe mendoj se jeni takuar më parë-vijoi Donald Trump-ai është një tifoz i madh i futbollit, por është një tifoz i flaktë i yti dhe i një zotërie të quajtur Ronaldo’- tha Trump.

Interi Miami fitoi Kupën MLS 2025 më 6 dhjetor, duke mposhtur Vancouver Whitecaps 3-1 në Fort Lauderdale dhe Messi u vlerësua si më i miri për të dytin sezon radhazi.