Mbappe përfshihet në një marrëdhënie të re? Ylli i Real Madridit shfaqet në Paris me aktoren e njohur
Paskemi te reja nga ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe!
Ai është përfshirë në zëra për një romancë të re, pasi është parë në shoqërinë e aktores së njohur spanjolle Ester Exposito. Sipas mediave rozë, futbollisti 27-vjeçar dhe aktorja 26-vjeçare janë parë së bashku në Paris, ku dyshohet se kanë kaluar mbrëmjen në një restorant luksoz në kryeqytetin francez. Fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë ata shumë të afërt gjatë darkës.
As Mbappe dhe as Exposito nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen dhe nuk kanë reaguar për të mohuar lajmet. Megjithatë, të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që ka shtuar më shumë spekulimet për romancën e tyre.
Pretendimet për lidhjen e tyre u publikuan fillimisht nga blogeri francez Aqababe, i cili deklaroi se çifti ishte parë në një bar të hotelit Pullman dhe madje “kishin kaluar gjithë mbrëmjen duke u puthur”, një postim që u bë viral në rrjet.
Aktorja Exppsito, e njohur për rolet e saj në seriale të Netflix, ishte lidhur vetëm pak javë më parë me stilistin meksikan Nini Velez. Ajo ka publikuar gjithashtu në rrjetet sociale foto nga vende ikonike të Parisit, si Kulla Eiffel dhe Muzeu i Luvrit.
Ndërkohë, Mbappe ndodhet në Francë duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju që e ka mbajtur jashtë fushës që nga dhjetori. Ai pritet të mungojë në ndeshjen e parë të UEFA Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City.
![]()
