Tue, Mar 10, 2026

Championsi detyrim, Juve e Spalletti-t tenton “TOP4”, nis projekti për sezonin e ardhshëm

Championsi detyrim, Juve e Spalletti-t tenton “TOP4”, nis projekti për sezonin e ardhshëm
  • PublishedMarch 10, 2026

Juventusi i ri kalon nga rrugëtimi që bardhezinjtë do të kryejnë gjatë këtij sezoni. Vendi i 5 për momentin për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa objektivi I ekipit torinez do të jetë mbërritja në “Top4”, për të siguruar Championsin sezonin e ardhshëm

Juventusi i sezonit të ri pritet të mbajë gjithnjë e më shumë vulën e trajnerit Luciano Spalletti. Pasi mori drejtimin e skuadrës gjatë sezonit dhe punoi me një grup të ndërtuar nga të tjerët, tekniku italian tashmë po mendon për një ekip më të përshtatur me idetë e tij.

Shumë nga planet e merkatos do të varen nga kualifikimi në Champions League, pasi të ardhurat nga kompeticioni më i rëndësishëm europian do të kenë ndikim të madh në strategjinë e klubit.

Objektivi kryesor i Spallettit është të forcojë krahët e sulmit dhe të shtojë një sulmues cilësor në repartin ofensiv. Në këtë drejtim, drejtuesit bardhezi po vlerësojnë mundësinë për të mbajtur Jeremie Boga, ndërsa në listën e dëshirave është edhe rikthimi i anësorit argjentinas Nico Gonzalez, aktualisht te Atletico Madrid.

Gonzalez ka regjistruar deri tani 13 paraqitje në kampionatin spanjoll dhe është në huazim me detyrim blerjeje, që aktivizohet nëse arrin 20 ndeshje me të paktën 45 minuta në fushë.

Nga ana taktike, Spalletti synon një Juventus fleksibël, që mund të alternojë skemat 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Në këtë projekt një rol kyç pritet të ketë talenti turk Kenan Yildiz, i cili mund të veprojë pas një sulmuesi qendre. Nëse forma e tij në fund të sezonit konfirmohet, kjo rol mund t’i besohet edhe Dusan Vlahovic.