Wed, Mar 11, 2026

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë
  • PublishedMarch 11, 2026

Lufta në Iran detyroi Jasir Asanin që të largohet nga ky vend, me klubin e Esteghalit që mori përsipër dërgimin në kufi të sulmuesit shqiptar.

Në mënyrë që të ruajë formën dhe jetë në të më mirën e mundshme për ndeshjen me Poloninë (Play Off i Botërorit me 26 mars), Asani do stërvitet me Partizanin. Diçka të tillë e ka bërë me dije vetë sulmuesi i kombëtares, në një intervistë për “Shtëpinë e Futbollit”.

“Gjatë këtyre ditëve jam stërvitur këtu në Maqedoninë e Veriut. Do të rikthehem në Tiranë dhe do të stërvitem me Partizanin. Atmosfera para Polonisë është shumë pozitive. Ne mezi po presim. E dimë se stadiumi do të jetë plotë, ndërsa do na ndjekin të gjithë shqiptarët nga mbarë bota. Kemi shanse për t’ia dalë”, tha Asani.