Pas deklaratës për Selin, gruaja i dërgon mesazh Mirit
Një moment emocionues është transmetuar në “Big Brother VIP Albania”, gjatë rubrikës së njohur “Big Love”, ku banorët marrin mesazhe nga ndjekesit dhe njerëzit e tyre më të afërt.
Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Miri, për të cilin u transmetua një mesazh nga bashkëshortja e tij. Ky moment erdhi pasi natën e kaluar në shtëpinë e BBVA ishte transmetuar një video ku Miri dëgjohej teksa shprehej se e do Selinen, një deklaratë që kishte ngritur shumë diskutime dhe reagime mes banorëve dhe publikut.
Megjithatë, përmes rubrikës “Big Love”, gruaja e tij zgjodhi t’i japë një mesazh mbështetës dhe plot dashuri, duke treguar se qëndron krah tij pavarësisht gjithçkaje që po ndodh brenda shtëpisë.
Në mesazhin e transmetuar në ekran, ajo i shkruante:
“Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”.
Ky mesazh krijoi një moment emocional në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ndërsa u komentua edhe nga publiku në rrjetet sociale. Shumë ndjekës e interpretuan si një shenjë të fortë mbështetjeje ndaj Mirit në këtë rrugëtim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
