Thu, Mar 12, 2026

Seferi në top formë, “bomberi” i dërgon një tjetër “sms” Sylvinho-s

Seferi në top formë, “bomberi” i dërgon një tjetër “sms” Sylvinho-s
  • PublishedMarch 12, 2026

Me repartin ofensivë që është në emergjencë, mes dyshimeve dhe mungesa, lajmi i mirë për Sylvinho-n vjen nga Turqia. Taulant Seferi vijon marrëdhënien e tij të mirë me golin këtë periudhë. Sulmuesi kuqezi gjeti sërish rrugën e rrjetës në javën e 30-të në Kategorinë e Parë në Turqi.

Ish “bomberi” i Tiranës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i tij i 15-të këtë sezon, plus 6 asiste me fanellën e Bodrumspor. Pas një mungese në ndeshjet e fazës kualifikuese të Botërorit, Seferi është rikthyer sërish në një opsion për Sylvinho-n për takimin kundër Polonisë më 26 mars.