Thu, Mar 12, 2026

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!
  • PublishedMarch 12, 2026

Arrestimi i reperit të njohur Gjesti (Besart Kelmendi) ka bërë bujë të madhe në media, ndërsa gazetarët po zbardhin detaje të reja për sherrin që çoi deri te përplasja me armë zjarri.

Sipas gazetarit kosovar Arbër Zeka, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, konflikti ka rrënjët në një kontratë që Gjesti kishte firmosur para se të hynte në “Big Brother VIP Kosova”. Para hyrjes në reality show, reperi kishte lidhur një marrëveshje me Erkand Shabanin nga kompania Onima për menaxhimin e platformave zyrtare, ku fitimet ndaheshin 30% për Gjestin dhe 70% për Shabanin, dhe kontrata ishte e vlefshme për pesë vite me mundësi rinovimi.

Pas daljes nga BBVK dhe rritjes së famës, Gjesti kërkoi prishjen e kontratës dhe bëri një marrëveshje të re me menaxherin Bonart Ajazi, duke u përpjekur që të drejtat autoriale dhe kanalet t’i kalonin tek ai. Erkand Shabani nuk pranoi, duke pasur parasysh humbjet e mëparshme nga një situatë e ngjashme me artistin Ylli Limani.

Gazetari Zeka tha se ditën e djeshme situata u agravua gjatë një takimi në zyrat e Onima, ku Gjesti i shoqëruar nga një person tjetër përplasën një tastierë dhe dëmtuan një kompjuter. Stafi telefonoi policinë, e cila gjeti tek reperi një armë pa leje. Zeka shtoi se arma nuk kishte për qëllim frikësimin, por përdorej për sigurinë e vet.

Në aspektin ligjor, Shabani është në të drejtën e tij, pasi kontratat janë firmosur me vullnet të plotë dhe nuk mund të prishen thjesht për shkak të dëshirës së Gjestit, pavarësisht famës së fituar nga reality show.