Fri, Mar 13, 2026

Zanfina Ismaili del në mbrojtje të Gjestit: E kanë gënjyer gjatë dhe shumë

Zanfina Ismaili del në mbrojtje të Gjestit: E kanë gënjyer gjatë dhe shumë
  • PublishedMarch 13, 2026

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar publikisht pas ngjarjes që përfshiu Gjestin dhe pronarin e kompanisë Onima. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo është rreshtuar hapur në krah të artistit, duke lënë të kuptohet se sjellja e tij ka ardhur si pasojë e një zhgënjimi të akumuluar prej kohësh.

Në mesazhin e saj, Zanfina shprehet se veprimi i Gjestit nuk ka ardhur pa arsye, por si një revoltë e një personi që, sipas saj, është mashtruar dhe zhgënjyer vazhdimisht. Ajo thekson se frustrimi nuk lind papritur, por ndërtohet me kohën nga përvoja të përsëritura negative.

Më tej, këngëtarja ndalet edhe te pronari i Onima, për të cilin shprehet se nuk ka qenë gjithmonë korrekt dhe profesional. Sipas Zanfines, ky qëndrim nuk bazohet vetëm në atë që po ndodh aktualisht, por edhe në një përvojë të saj personale të viteve më parë.

Me fjalë të forta, ajo lë të kuptohet se asgjë nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe në fund bën një thirrje të drejtpërdrejtë për lirinë e Gjestit.

Në këtë mënyrë, reagimi i Zanfina Ismailit ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke shtuar edhe më shumë diskutimet rreth situatës së fundit që përfshin artistin e njohur e njekohesisht fituesin e BBVA.