Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi
Në Turqi, rikthimi i Trabzonspor në garë e ka bërë edhe më të bukur betejën për titull dhe për të siguruar një vend në Champions League. Një meritë të pa diskutuar për këtë ka edhe Ernest Muçi, me talentin kuqezi që po kalon një periudhë fantastike ku vetëm në Superligën Turke ka realizuar 10 gola.
Mediat në Turqi janë ndalur tek një tjetër detaj. Muçi së bashku me Paul Onuachu formojnë dyshen sulmuese më të mirë në Turqi. Dy sulmuesit e Trabzonspor kanë shënuar së bashku 30 gola.

Në këtë klasifikim special, dyshja e Trabzonspor lë pas dyshen e Fenerbahce, Talisca-Asensio të cilën kanë shënuar 24 gola. Në podium ndodhet edhe dyshja e Galatasary, Icardi-Osimhen që kanë shënuar 24 gola në total.
